Zbuloni gamën tonë të produkteve dhe zgjidhjeve për ambalazhim, të dizajnuara për nevojat e biznesit tuaj.

Makina funksionon në mënyrë manuale me levë shtypëse, ndërsa transporti i filmit realizohet automatikisht, duke siguruar mbyllje të njëtrajtshme, higjienike dhe të sigurt për produkte ushqimore. Temperatura e rregullueshme lejon përshtatjen sipas llojit të ambalazhit, duke e bërë ideale për dyqane ushqimore, catering dhe prodhim në shkallë të vogël deri mesatare.

Makinë automatike për paketim ushqimi në kuti plastike që kryen tre hapa në një cikël të vetëm: heq ajrin (vakum), mbush kutinë me gaz inert për të ruajtur freskinë dhe aromën (Atmosferë e Modifikuar – MAP) dhe saldon filmin hermetik për të mbyllur kutinë plastike duke rritur jetëgjatësinë dhe cilësinë e ushqimit. E përshtatshme për restaurante, catering, gastronomi dhe industri ushqimore.

Është një zgjidhje moderne dhe e besueshme për industrinë ushqimore, restaurante, take-away, dhe prodhuese të gatimeve të paketuara. E pajisur me sisteme të sofistikuara vakumi dhe gaz inert (MAP), kjo pajisje garanton mbyllje hermetike, ruajtje më të gjatë, dhe cilësi të lartë të produktit final. Përdorim i thjeshtë në mënyrë manuale ose automatike – e përshtatshme për linja të vogla dhe të mesme prodhimi.

Ideale për biznese take-away, restorante ose dyqane ushqimore. Ofron një mënyrë praktike dhe të besueshme për paketimin e ushqimit, duke ruajtur freskinë dhe higjienën. E lehtë për t’u përdorur, kompakte dhe efikase, kjo pajisje është zgjidhja perfekte për mbyllje profesionale të tabakove në hapësira të vogla pune.