Panamic Pro Pack

Produktet tona

Zbuloni gamën tonë të produkteve dhe zgjidhjeve për ambalazhim, të dizajnuara për nevojat e biznesit tuaj.

Po shfaqen 9 nga 9 produkte
Makinë semiautomatike për lidhjen e produkteve me shirita plastikë PP
Makineri për lidhje me shiritë plastikë

Makinë semiautomatike për lidhjen e produkteve me shirita plastikë PP

Makinë semiautomatike për lidhjen e produkteve me shirita plastikë PP (polipropileni), e projektuar për të ofruar funksionim të saktë dhe të shpejtë në paketimin e kartonëve, paketave dhe grupeve të produkteve. Pajisja është e pajisur me një panel komandes digjital që e bën menaxhimin e parametrave (si tensionimi, temperatura e saldimit, kohëzgjatja e ftohjes dhe gjatësia e shiritit) të lehtë dhe intuitiv, për performancë optimale në punë.

Shiko më shumë
Makina portative me bateri për lidhje me shirit plastik (PP / PET)
Makineri për lidhje me shiritë plastikë

Makina portative me bateri për lidhje me shirit plastik (PP / PET)

Makina portative me bateri, është zgjidhja ideale për të lidhur pako, paleta, tuba, profile metalike, blloqe ndërtimi apo çdo ngarkesë tjetër që ka nevojë të jetë e siguruar fort me shirita PP/PET dhe e gatshme për transport.

Shiko më shumë
Makinë industriale për lidhje me shirita plastik
Makineri për lidhje me shiritë plastikë

Makinë industriale për lidhje me shirita plastik

Makinë bandimi automatike për linja prodhimi, e projektuar për të lidhur produktet me shirita plastikë PP në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe profesionale. Operatorit i mjafton të vendosë produktin në hapësirën e punës, dhe makina aktivizohet automatikisht, duke kryer tensionimin, saldimin dhe prerjen e shiritit pa ndërhyrje manuale.

Shiko më shumë
Makinë automatike për lidhje të paletave me shirit plastik
Makineri për lidhje me shiritë plastikë

Makinë automatike për lidhje të paletave me shirit plastik

Makinë automatike që lidh dhe siguron paletat me shirita plastikë. Operatorit i mjafton të pozicionojë makinën pranë paletës, ndërsa sistemi i avancuar i lazerit në tokë tregon distancën ideale për vendosje precize. Pasi makina vendoset në pozicion, lanca e tërheqshme me joystick fut shiritin rreth paletës, dhe më pas makina tensionon, saldon dhe pret shiritin automatikisht, duke siguruar një lidhje të fortë dhe të qëndrueshme me shirit plastik.

Shiko më shumë
Makinë semiautomatike për lidhjen e paletave (deri 150 kg)
Makineri për lidhje me shiritë plastikë

Makinë semiautomatike për lidhjen e paletave (deri 150 kg)

Makinë semiautomatike për lidhjen e paletave me shirita plastikë (PP/PET), e projektuar për të siguruar stabilitet maksimal dhe paketim të qëndrueshëm për çdo ngarkesë. Operatori vendos shiritin rreth paletës, ndërsa makina e tërheq, tensionon dhe e mbyll automatikisht shiritin me forcë të lartë (deri 150 kg), duke e bërë lidhjen të fortë dhe të qëndrueshme.

Shiko më shumë
Makinë për lidhjen e ngarkesave me shirit
Makineri për lidhje me shiritë plastikë

Makinë për lidhjen e ngarkesave me shirit

Makinë semiautomatike me tavolinë të ulët e karrocë me rrota, e projektuar posaçërisht për lidhjen e produkteve voluminoze me shirita plastikë. Operatori vendos shiritin rreth produktit dhe makina e tërheq, tensionon dhe e mbyll automatikisht përmes saldimit termik, duke siguruar një paketim efikas dhe të sigurt, pa lodhje për punonjësin.

Shiko më shumë
Makinë gjysmë automatike për lidhjen e produkteve me shirit plastik
Makineri për lidhje me shiritë plastikë

Makinë gjysmë automatike për lidhjen e produkteve me shirit plastik

Makinë gjysmë automatike që lidh produktet me shirita plastikë në mënyrë të shpejtë. Operatori thjesht vendos shiritin rreth produktit, ndërsa makina e tërheq, tensionon dhe e mbyll automatikisht, duke siguruar paketim profesional dhe efikas për magazina dhe ambiente prodhimi.

Shiko më shumë
Makinë automatike për lidhjen e paketave me rripa (strapping)
Makineri për lidhje me shiritë plastikë

Makinë automatike për lidhjen e paketave me rripa (strapping)

Makinë automatike për lidhjen e paketave me rripa (strapping), dizajnuar për volum të punës mesatar deri të lartë. Ajo përdor motorë DC për çdo funksion kryesor, duke reduktuar komponentët mekanikë dhe duke përmirësuar efikasitetin. Pajisja ka panel kontrolli të rrotullueshëm 180°, që lejon operim nga të dy anët e makinës, dhe një pedal për nisjen e ciklit të lidhjes, duke e bërë ideale për linja prodhimi ose paketim industrial.

Shiko më shumë
Makinë semiautomatike për lidhjen me rripa (strapping)
Makineri për lidhje me shiritë plastikë

Makinë semiautomatike për lidhjen me rripa (strapping)

Makinë semiautomatike për lidhjen me rripa (strapping), ideale për paketimin e produkteve dhe kutive në ambiente si magazina, supermarketet dhe logjistika. Përzgjedhja e tensionit, temperaturës së saldimit, si dhe gjatësia e rripit janë të rregullueshme nga panelet e kontrollit, duke e bërë shumë të përshtatshme për ambiente me fluks pune.

Shiko më shumë