Panamic Pro Pack

Produktet tona

Zbuloni gamën tonë të produkteve dhe zgjidhjeve për ambalazhim, të dizajnuara për nevojat e biznesit tuaj.

Po shfaqen 9 nga 94 produkte
Faqja 3 nga 11
Kuti Plastike për Paketim Ushqimor (PP) – 227 × 178 × 50 mm
Materiale Harxhuese

Kuti Plastike për Paketim Ushqimor (PP) – 227 × 178 × 50 mm

Kuti plastike prej polipropileni (PP), e projektuar për paketimin profesional të ushqimeve të freskëta dhe të ngrira. Me dizajn funksional dhe strukturë rezistente, kjo kuti siguron mbrojtje optimale të produktit, ruajtje të freskisë dhe paraqitje estetike në raft. E përshtatshme për përdorim në industri ushqimore, supermarkete, përpunim mishi, ushqime të gatshme dhe produkte “take-away”.

Shiko më shumë
Makinë automatike me gas për paketim ushqimi në kuti plastike
Makinë për mbylljen e tabakëve ushqimorë

Makinë automatike me gas për paketim ushqimi në kuti plastike

Makinë automatike për paketim ushqimi në kuti plastike që kryen tre hapa në një cikël të vetëm: heq ajrin (vakum), mbush kutinë me gaz inert për të ruajtur freskinë dhe aromën (Atmosferë e Modifikuar – MAP) dhe saldon filmin hermetik për të mbyllur kutinë plastike duke rritur jetëgjatësinë dhe cilësinë e ushqimit. E përshtatshme për restaurante, catering, gastronomi dhe industri ushqimore.

Shiko më shumë
Makinë automatike për mbyllje hermetike të tabakëve ushqimorë
Makinë për mbylljen e tabakëve ushqimorë

Makinë automatike për mbyllje hermetike të tabakëve ushqimorë

Është një zgjidhje moderne dhe e besueshme për industrinë ushqimore, restaurante, take-away, dhe prodhuese të gatimeve të paketuara. E pajisur me sisteme të sofistikuara vakumi dhe gaz inert (MAP), kjo pajisje garanton mbyllje hermetike, ruajtje më të gjatë, dhe cilësi të lartë të produktit final. Përdorim i thjeshtë në mënyrë manuale ose automatike – e përshtatshme për linja të vogla dhe të mesme prodhimi.

Shiko më shumë
Makinë vakumi industriale me dy kampana- Hurricane
Makineri për paketim me vakum

Makinë vakumi industriale me dy kampana- Hurricane

Është një zgjidhje profesionale industriale për paketim me vakum, e projektuar për kapacitet të lartë punë, me dy kampe vakumi, kontroll digjital dhe programe automatike. Pompa e fuqishme Busch® siguron vakum të thellë dhe rezultate të qëndrueshme, ndërsa struktura inox dhe rrotat e bëjnë praktik dhe të qëndrueshëm për përdorim në linja prodhuese.

Shiko më shumë
Makina vakumi industriale me dy kampana- TYPHOON
Makineri për paketim me vakum

Makina vakumi industriale me dy kampana- TYPHOON

Është dizajnuar për të kryer përgatitje vakumi automatik, me programet e integruara që lejojnë përdoruesin të zgjedhë cilësimet më të mira për llojin e produktit. Me dy kampe të mëdha të paketimit, mundëson punë në dy njësi në të njëjtën kohë për kapacitet të lartë prodhimi. Struktura inox garanton rezistencë ndaj korrozionit dhe higjenë të lartë, ndërsa paneli elektrik digjital ofron akses të lehtë në programet e funksionimit dhe konfigurimet e cikleve të vakumit dhe saldimit.

Shiko më shumë
Makinë vakumi e fuqishme industriale me dy kampana- STORM
Makineri për paketim me vakum

Makinë vakumi e fuqishme industriale me dy kampana- STORM

Projektuar për përpunim intensiv dhe paketim të produkteve në volum të madh. Falë strukturës inox të qëndrueshme, panelit digjital me programe të avancuara dhe pompes së fuqishme Busch, kjo pajisje siguron vakum të thellë, cikle automatike të paketimit dhe saldim të sigurt për rezultate optimale dhe efektivitet maksimal në ambiente industriale dhe kuzhina profesionale.

Shiko më shumë
Makinë vakumi industriale me kampanë- MONSOON
Makineri për paketim me vakum

Makinë vakumi industriale me kampanë- MONSOON

Projektuar për përpunim dhe paketim profesional në sasi të mëdha. E pajisur me strukturë inox të fortë, panel kontrolli digjital me programe të avancuara dhe pompe vakumi të fuqishme, kjo pajisje siguron vakum të thellë, saldim të sigurt dhe operim automatik. është ideal për industri ushqimore, linja prodhimi, kuzhina të mëdha dhe bizneset që kërkojnë efikasitet maksimal në paketimin e produkteve të ndryshme.

Shiko më shumë
Makina vakumi industriale me kampanë- BLIZZARD
Makineri për paketim me vakum

Makina vakumi industriale me kampanë- BLIZZARD

Makinë vakumi me kampanë e linjës industriale, e projektuar për paketimin profesional të ushqimeve dhe produkteve në sasi të mëdha. Me strukturë të fortë inox, kjo pajisje ofron vakum të fuqishëm, saldim të sigurt dhe përdorim të vazhdueshëm për operacione intensive, duke e bërë atë zgjidhjen ideale për industrinë ushqimore, restorante të mëdha, fabrikime dhe shitje me shumicë. Opsionet e avancuara si soft vacuum, marinimi i shpejtë, valvula e atmosferës së modifikuar (MAP) dhe mundësia e saldimit të dyfishtë e bëjnë këtë model shumë fleksibël dhe të fuqishëm në çdo mjedis profesional.

Shiko më shumë
Makina profesionale për paketim me vakum- ASTRA
Makineri për paketim me vakum

Makina profesionale për paketim me vakum- ASTRA

Është një pajisje profesional që funksionon si në modalitet automatik ashtu edhe manual, duke ju lejuar të zgjidhni mënyrën më të përshtatshme të paketimit sipas llojit të produktit. Me një pumpë me vaj 8 m³/h, kjo makinë arrin nivele të larta vakumi për konservim efikas të ushqimit, duke reduktuar praninë e ajrit dhe duke zgjatur freskinë deri në shumëfish. Pajisja përfshin funksione të avancuara si sensori i vakumit, funksioni i marinimit dhe mundësinë për paketim edhe të produkteve në konteinerë të jashtëm

Shiko më shumë