Zbuloni gamën tonë të produkteve dhe zgjidhjeve për ambalazhim, të dizajnuara për nevojat e biznesit tuaj.

Makinë semi-automatike për mbështjellje paletash me film stretch, e projektuar për të mbrojtur dhe stabilizuar ngarkesat paletizuese në mënyrë efikase. Me tavolinë rotulluese dhe akses të drejtpërdrejtë përmes transpalletit, kjo pajisje ofron një mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt për paketimin e paletave, duke kursyer kohën në procesin e punës. Pajisja është e pajisur me PLC dhe ekran touch screen 7,2” për kontroll dhe konfigurim të thjeshtë të cikleve të punës.

Ultra Wrap është një makinë plotësisht automatike për mbështjelljen e paletave me film stretch, e projektuar për të kryer procesin e paketimit pa nevojë për operator. Kjo pajisje automatike siguron mbështjellje të qëndrueshme dhe uniforme të paletave, falë sistemit të avancuar me kapëse (pinza), prerje dhe saldim të filmit që siguron mbajtje të fortë dhe të përsosur të filmit rreth ngarkesës.

Kjo makinë semi-automatike për mbështjellje të paletave me film stretch shërben për stabilizimin, fiksimin dhe mbrojtjen e produkteve të paletizuara gjatë transportit dhe magazinimit. Pajisja funksionon duke rrotulluar paletën mbi tavolinë rrotulluese, ndërsa filmi stretch aplikohet në mënyrë të kontrolluar rreth ngarkesës, duke garantuar paketim të qëndrueshëm dhe uniform.

Makinë speciale për mbështjelljen e kutive dhe produkteve të formave të çrregullta me film mbrojtës, si foam, bubble wrap, ose materiale të tjera të buta mbrojtëse. Ajo është projektuar për të ofruar një paketim çdoherë të saktë, të qëndrueshëm dhe me prezantim profesional, duke siguruar që produktet e ndjeshme ose me forma të paqëndrueshme të mbështillen dhe mbrohen plotësisht gjatë transportit dhe magazinimit

Është projektuar për të mbështjellë ngarkesa të paletizuara me mbështjellës elastik. Ajo përfshin një presë elektrike sipër (top press) që ndihmon në stabilizimin e ngarkesës gjatë procesit të mbështjelljes. Operon në cikle manuale ose automatike, me mundësi rregullimi të shumtë për shpejtësinë, numrin e rrotullimeve dhe tensionin e filmit.

Makinë semiautomatike për mbështjelljen vertikale të dyerve, dritareve, box dushi dhe objekte të larta/vertikale me film stretch dhe materiale mbrojtëse (si foam/bubble). Pajisja është e projektuar për të siguruar paketim profesional dhe mbrojtje maksimale gjatë transportit ose magazinimit.

Makinë semiautomatike për lidhjen e produkteve me shirita plastikë PP (polipropileni), e projektuar për të ofruar funksionim të saktë dhe të shpejtë në paketimin e kartonëve, paketave dhe grupeve të produkteve. Pajisja është e pajisur me një panel komandes digjital që e bën menaxhimin e parametrave (si tensionimi, temperatura e saldimit, kohëzgjatja e ftohjes dhe gjatësia e shiritit) të lehtë dhe intuitiv, për performancë optimale në punë.

Makina portative me bateri, është zgjidhja ideale për të lidhur pako, paleta, tuba, profile metalike, blloqe ndërtimi apo çdo ngarkesë tjetër që ka nevojë të jetë e siguruar fort me shirita PP/PET dhe e gatshme për transport.

Makinë bandimi automatike për linja prodhimi, e projektuar për të lidhur produktet me shirita plastikë PP në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe profesionale. Operatorit i mjafton të vendosë produktin në hapësirën e punës, dhe makina aktivizohet automatikisht, duke kryer tensionimin, saldimin dhe prerjen e shiritit pa ndërhyrje manuale.