Zbuloni gamën tonë të produkteve dhe zgjidhjeve për ambalazhim, të dizajnuara për nevojat e biznesit tuaj.

Makinë automatike që lidh dhe siguron paletat me shirita plastikë. Operatorit i mjafton të pozicionojë makinën pranë paletës, ndërsa sistemi i avancuar i lazerit në tokë tregon distancën ideale për vendosje precize. Pasi makina vendoset në pozicion, lanca e tërheqshme me joystick fut shiritin rreth paletës, dhe më pas makina tensionon, saldon dhe pret shiritin automatikisht, duke siguruar një lidhje të fortë dhe të qëndrueshme me shirit plastik.

Makinë semiautomatike për lidhjen e paletave me shirita plastikë (PP/PET), e projektuar për të siguruar stabilitet maksimal dhe paketim të qëndrueshëm për çdo ngarkesë. Operatori vendos shiritin rreth paletës, ndërsa makina e tërheq, tensionon dhe e mbyll automatikisht shiritin me forcë të lartë (deri 150 kg), duke e bërë lidhjen të fortë dhe të qëndrueshme.

Makinë semiautomatike me tavolinë të ulët e karrocë me rrota, e projektuar posaçërisht për lidhjen e produkteve voluminoze me shirita plastikë. Operatori vendos shiritin rreth produktit dhe makina e tërheq, tensionon dhe e mbyll automatikisht përmes saldimit termik, duke siguruar një paketim efikas dhe të sigurt, pa lodhje për punonjësin.

Makinë gjysmë automatike që lidh produktet me shirita plastikë në mënyrë të shpejtë. Operatori thjesht vendos shiritin rreth produktit, ndërsa makina e tërheq, tensionon dhe e mbyll automatikisht, duke siguruar paketim profesional dhe efikas për magazina dhe ambiente prodhimi.

Kjo makinë e avancuar banding është krijuar për të lidhur me shpejtësi dhe siguri çdo lloj produkti, pavarësisht madhësisë apo formës së tij. Qoftë kuti, shishe, ose artikuj të ndryshëm.

Makinë automatike bandimi me rrjedhë lineare, e dizajnuar për të shpejtuar dhe automatizuar procesin e lidhjes së produkteve në linjat e paketimit. Produktet futen nga një transportues drejt harkut të bandimit dhe, pasi të lidhjen me shirit, dalin përsëri në një transportues paralel, duke siguruar një qarkullim të qëndrueshëm të produkteve pa ndërprerje. Kjo e bën TRL-në ideale për ambientet industriale me kërkesa të larta prodhimi dhe efikasiteti.

Shërben për lidhjen dhe sigurimin e produkteve me shirit bandimi, pa i dëmtuar ato. Ajo integrrohet lehtësisht në linja automatike paketimi dhe përshtatet sipas nevojave të prodhimit, duke ofruar bandim të shpejtë, të saktë dhe të qëndrueshëm për lloje të ndryshme produktesh.

Makinë automatike bandimi kompakte dhe e thjeshtë për tu përdorur në tryezë, projektuar për të lidhur produkte të ndryshme duke përdorur shirita OPP me gjerësi 12 mm. Ajo është ideale për kombinimin e produkteve në shitje promocionale dhe ambiente të tjera ku kërkohet një paketim i shpejtë dhe profesional.

Kjo teknologji kombinon mbështjellje të produkteve me bandë dhe mundësinë për të shtypur dizajne të brendshme të markës, informacion ligjor ose detaje produkti direkt mbi shiritin, duke krijuar një paketim të pastër, funksional dhe estetik.